Une théorie du pittoresque
Dyptique, photo d’exposition

La performance ne peut être restituée ou comprise. Alors, il y a un choix conscient d’abstraire, sans mémoire, à travers le film. Petites scènes pittoresques et dépouillées d’intention, suspendues, elles... En référence à l'antiquité, la gestualité. Elles, la concentration et l'articulation pendant la performance, dignes d'être peintes.

A travers le film et la performance, ce travail explore les compositions spatiales et figuratives du lieu et des événements. La performance se nomme « Dyptich of an act around the table with women », et reprend pendant une heure, l’acte de découper bouquets, épices, plantes, sur une planche en bois, à l’heure bleu du soir. Le mouvement, les mains, les couteaux, composent une aire musicale, rythmes, silences. 


Dyptique 



Exposition: Collective Contours 03
Date: Octobre 2021
Résidence: « Let’s touch»
Organisateur: Ecumene Project 
Lieu: Tuscany House of Photography







Koha e katedraleve 



Natën e kaluar

si nisa të të tregoj, e përsëris.

Nuk e kisha kuptuar që bëhej fjalë për formimin e një komuniteti.

Të shkoja nuk ishte një vendim i vështirë për t’u marrë. 


Në fillim, ishte një rit. 

Ky rreth që kthehej shpesh.


Kontakti i parë fizik ndodhi gjatë rrethit të parë. 

Shihja një vajzë të na merrte për dore, dy e nga dy 

duke na lidhur e formuar një rreth prej nëntë.

Ajo vetë përfshirë. 


Praktikë  e punëtorëve përpara nisjes se ndërtimit të katedraleve, thotë. 


Raporti i trupave. 

Mbështetja. Një ritëm, frymëmarrja, Ne:

rrënoja të veçanta, stuhi organike. 

Të koordinuara.


Duar të reja.


Nëse nuk ishte balet, atëherë ishim vetëm. 

Nëse nuk ishte mur... 

Nëse të qënit e pranishme nuk ishte sfida, mbase ruajtja dhe zbulimi i kthesave të karakterit dhe pjesës më të qëndrueshme të personalitetit tonë.


U përpoqëm të nxjerrim të vërtetën e vetes sonë.


Kur baza e çdo rilindjeje ndodh në sinqeritet, e më pas, humb. 

Diçka pamë.


Kur lindja e çdo fillimi është besimi rreth një zëri këmbëngulës. 

Bashkimi rreth një mendimi kalimtar. 


Çfarë bashkimi ?


Megjithatë, u përpoqëm të nxjerrim të vërtetën e vetes sonë.


Duke parë përbrënda, nuk gjeta asgjë të qëndrushme. 


Asnjë surprizë. 

Nuk gjeta formë apo përbërje. 


I ashtuquajtur kompleksitet, i imi 

qëndron tek frika që ngjall qartësia e gjërave. 


Heshtja hesht boshllëkun. 

Në rastin më të mirë, rrezikun e keqkuptimit.


Mendoj se kuptoj. 

Dhe në ato momente mishëroj personazhet më të këqij njerëzor.


Ajo që më dha forcë, i dashur, 

ishte dobësia në gjunjët e tyre, dhe përmes kësaj

qartë, gjeta dashurinë.


Dhe kur ishte i imi, i dashur, ai trup që dridhej, 

e doja forcën e tyre dhe u rashë në gjunjë.


Rraskapitja në kërkim të dashurisë që u takon njerëzve ashtu siç ato janë. 

Brendia që ato më në fund njohin e mbrojnë.


Zemërohen. 

Ngrenë zërin dhe gabohen në fjalë. 

Emocioni nuk zbulon shkakun e tij.


Shkaku i ashtuquajtur, është i edukuar. 

Edukimi na bën të zgjedhim arsyet tona. 

Pa të, do të ishim më në fund të veçanta. 


Mbetem pa ndjenja në cepin tim.


Të bukura bashkë, rikrijojnë ditët që bota jashtë refuzon.


Duam ta shohim botën me sytë tanë më të bukur! 

- rikrijojnë mjedisin përreth. 


...dhe loja e paraqitjes sime.

Në kam krijuar hije?


Forca më lind aty ku ndihem vetëm.

E shkon, përfundon me ngrohtësinë dhe dashurinë e tyre.

Duket prej saj dehem.


Luaj mbi gjurmët e kujtesës. 


Për çdo shikim, një imazh ndryshe. 


Nuk më paguajnë.


Çfarë kam ndjerë për një çast diku, në përpjekje për ta ringjallur... 

Më ikën. 


Kam luajtur keq. 


Nuk i besoj historisë, por miti rrëmben. 

Sepse jam kurioze mund të vëzhgoj gjatë,

por nuk mund të luaj sepse nuk kam besim.


E dënuar të mos ndërtoj sepse pa besim. 


Sekretet e katedraleve.


Është si uj që mbledh për t’u dhënë të pijnë vizitorët. 

Atë që të kërkojnë!


Sekretet e katedraleve.


Gjatë rrethit, sytë hapur. 

Stërvitem. Mendoj se kuptoj.



Nëntor 2021